Ekipi i filmit “Vera Andrron Detin” falënderohen nga Çeku për arritjen e tyre në Festivalin e Venecias

By

Ekipi i filmit “Vera Andrron Detin” sot është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun.

Ky i fundit i ka përgëzuar ekipin për sukseset që arriti ky film, që pati premierën në një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë, atë të Venecias.

Ndërsa regjisorja e filmit, Kaltrina Krasniqi e falënderoi për pritjen dhe u shpreh e lumtur që sukseset e tyre po ndihmojnë edhe në promovimin e vendit tonë.

“Vera Andrron Detin” fitoi dy çmime nga asociacionet e kritikëve dhe profesionistëve të filmit në Bienalen e Venedikut, ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.

Artikuj të ngjashëm