Einxhel dhe Dagz dje patën festën e njohur si “baby shower”.
Aty në prani të miqve dhe familjarëve zbuluan gjininë e bebes.
Ata do të bëhen prindër të një djali!
View this post on Instagram
Gjithçka shkoi mirë por syri i keq duket të ketë ‘plasur’ më vonë.
Einxhel pas festës, në orën 2 pas mesnatës ka publikuar një fotografi që tregon ‘plasjen’ e syrit të keq.
Një prej buqetave të panumërta me lule ka rënë duke u thyer pjesa e xhamit përtokë.
Se prezantuesja është e fiksuar pas syrit të keq, na e ka treguar edhe më herët.
‘Mësyshit’ ia kishte lënë fajin për temperaturën e lartë menjëherë pas pushimeve në Turqi. Atëbotë, në pritjen e ëmbël, Einxhel ishte infektuar me COVID por fatmirësisht, gjithçka kaloi mirë dhe pa komplikacione. /Prive.al