Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë romantike, teksa të dy po ndanin shtratin bashkë.
Pas asaj nate, ajo diskutoi për puthjen me miken e saj brenda shtëpisë, Beniadën.
Të dyja patën një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën ku duket se Einxhel ishte mjaft e shqetësuar prej ngjarjes së ndodhur.
“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, u shpreh ajo. /Prive.al