Dita e sotme e gjen Egzonën, bashkëshorten e Albatrit Muqiqit, të angazhuar me biznesin e saj në qytetin e Gjakovës teksa mijra kilometra më larg është momentalisht Albatriti.
Këngëtari gjindet në Gjermani ditën e sotme për një koncert atje por pavarësisht kësaj distance Egzona ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për t’i shprehur dashurinë atij.
Ajo gjatë ngrënies së mëngjesit ku shihej teksa po hante ‘krepa’ kishte shkruar mbi to shkronjën “A” duke aluduar në Albatritin.
Dashuria e tyre veçse po shtohet ditë e më tepër teksa për ta dhurata më e mirë e këtij viti është gati për të ardhur. /Prive.al/