Edona Llalloshi gati për klipin e ri, vjen me stil krejt ndryshe (FOTO)

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Edona Llalloshi, ka filluar xhirimet për klipin e saj më të ri.

Në këngën që do të sjellë këtë verë, Edona është kujdesur që po ashtu të sjellë një stil ndryshe.

Prej asaj të zakonshmes Edona ka rrëshqitur pak, për tu paraqitur më lozonjare në veshje të cilat janë dizajnuar enkas për të nga kreatorja Drenusha Xharra.

Xharra ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale një fotografi të Edonës, ku edhe e paraqet dukjen e saj në tërësi, dhe thekson se i tërë kreacioni është punuar për projektin e ri të këngëtares.

Beautiful Edona wearing #drenushaxharra for her new project #comingsoon #silk #fashion #singer

A post shared by D R E N U S H A X H A R R A (@drenushaxharra) on

Artikuj të ngjashëm