Edi Rama kërkon mbështetjen e shqiptarëve për Besën në “Eurovision 2024”

By

Nesër, më 9 maj Shqipëria do të konkurrojë në mesin e vendeve të tjera evropiane në festivalin më të madh të këngës në Evropë – “Eurovision 2024”.

“Titan” është kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në këtë garë, të cilën e interpreton këngëtarja Besa Kokëdhima.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Instagram, ka kërkuar nga ndjekësit e tij, që ta përkrahin Besën në “Eurovision”, duke dërguar vota me SMS.

“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurrentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre, prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, shkroi Rama.

 

View this post on Instagram

Artikuj të ngjashëm