Edhe vëllai në ‘hall’ me Unikkatilin: Ja detajet e raporteve brenda familjes

By

Për dy ditë, Unikkatili pritet të tundë skenën me koncertin madhështor në Mitrovicë i cili ka moton e bashkimit të trojeve shqiptare.

Për të gjitha detajet, mbrëmë në ‘Summer Zone’ të Klan Kosova folën Klepto, anëtar i TBA dhe organizatori i këtij evenimenti, Fidan Peci.

Ky i fundit, mes tjerash zbuloi edhe detaje të pathëna mbi peripecitë të cilat shpërfaqin natyrën diskrete të Unikkatilit, detaj i cili e ka shoqëruar gjithmonë reperin.

‘Është problem me komuniku me të [Unikkatilin]. Gjithçka ka shkuar përmes Tee-së, vëllait të vetë. Përshembull, e bënim planin dhe pas tre-katër dite merrnim përgjigje. Problem Viktori e ka edhe me vëllain e vetë, Mentorin. Nuk i kthen mesazhet, është një tip pak më ndryshe, shumë interesant. Siç tha Klepto, është unikal’ – deklaroi Peci.

Duket se natyra e Unikkatilit i cili nuk është ekspozuar ndër vite nuk rezulton të jetë strategji vetëm për karrierë por edhe një karakteristikë e tij e cila reflektohet edhe në familje.

Intervista e plotë, më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm