Komentimit të anëtares së Partistë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharrës, në lidhje me grimin e Meghan Markle në ditën e dasmës, e cila u zhvillua dje në Mbretërinë e Bashkuar, i është përgjigjur edhe dizajneri i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.
“Tash e tutje nga sot, përcaktimin e trendeve dhe normave do i kalojme tek disa ‘politikane’ te cilat ne punen e tyre kane arrit sukses te jashtezakonshem”, ishte njëri prej postimeve që Valdrini bëri në Instagram, duke vazhduar më pas me: “Fillimisht duhet te merret pëlqimi i te gjitheve, a jemi per… Duhet te bejme nje hulumtim te vogel ne lidhje me lookun e saj, prezantimet publike dhe bagazhin ne kete sfere”.
Pas statusit që ish-gazetarja ka bërë në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Sellmës e cila bëri një status në instastory duke i bërë thirrje Arbanës për t’u dukur në studion e grimeres në mënyrë që të duket femër.
Grimeres së famshme shqiptare, i doli në përkrahje edhe Adelina Ismaili e cila në një mënyrë e quajti Arbanën ‘dështake’ me anë të një statusi në gjuhën angleze të bërë në Instagram./Prive.al