Ka disa javë që ‘Kënga Magjike’ ka filluar udhëtimin për të zgjedhur kampionin e edicionit të 17-të. Deri më tani janë zbuluar shumë emra të rinj e po ashtu të njohur.
Kanë mbetur edhe shumë këngë për tu performuar e mesa duket disa artistë po mendojnë të rikthehen pas ca vitesh në këtë festival.
Njëri nga ata që po shqyrton këtë mundësi është Stine. Artisti që në vitin 2008 fitoi trofen e kategorisë ‘Best Hip-Hop’ në bashkëpunim me Skillz ka pyetur ndjekësit e tij për të marrë pjesë ose jo.
Përgjigjet ishin të gjitha pozitive duke inkurajuar Stinen për të kënduar në skenën e ‘Kënga Magjike 2015’.
Aktualisht artistin po e shohim edhe si valltar në sipërmarrjen e TV Klan, ‘Dance With Me’./Prive.al
A photo posted by Nesti Duka (@stine_records_ed) on