Maji po afron dhe tashmë është koha ku pothuajse çdo javë prezantohen këngë të reja nga shtetet europiane për garën më të madhe të kontinentit në muzikë.
E para që publikoi këngën pjesëmarrëse ishte Shqipëria, e cila do të reprezentohet nga Arilena Ara me “Shaj”, ndërsa sot klipin zyrtar ka publikuar një tjetër vend.
Fjala është për Spanjën e cila këtë vit përfaqësohet nga artisti Blas Canto me këngën “Universo”. Videoklipi i saj është publikuar sot në YouTube dhe ka filluar të ketë vëmendje që në start./Prive.al