Suksesi i Dua Lipës në mbrëmjen e çmimeve BRIT Awards, ka gëzuar të gjithë shqiptarët.
Dhe njëri ndër ta është edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili i është gëzuar suksesit të Lipës, që mori dy çmime në Brit Awards: si artistja më e mirë femër dhe si artistja e re më e mirë e vitit.
Në profilin e tij në Instagram, Ahmeti ka publikuar një fotografi me këngëtaren dhe në përshkrimin e këtij imazhi, shprehet se është krenar me të.
“Urime Dua. Krenar me Dua Lipa”, ka shkruar ai, duke marrë më pas edhe një seri kritikash pasi që mbiemrin e këngëtares nuk e ka shkruar konform rregullave gramatikore, duke e lënë në trajtën e shquar e duke mos e përshtatur me pjesën tjetër të fjalisë!
Përveç kësaj, ka pasur edhe të tillë komentues që i shkruanin se duhet të punojë e t’i lërë anash postimet me këngëtaren. /Prive.al