Edhe Shakira si Dua Lipa, refuzon të performojë në hapjen e “Kupës së Botës”

By

Nisja e Kampionatit Botëror po afron, pasi që 20 nëntori është data zyrtare kur pritet të fillojë kjo ngjarje e rëndësishme sportive që do të mbahet në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lidhur me destinacionin e sivjetmë të Kupës së Botës ka pasur reagime edhe nga këngëtarja shqiptare me famë internacionale Dua Lipa, e cila ka shprehur dëshirën për të mos performuar në këtë ngjarje, dhe jo vetëm ajo.

Edhe këngëtarja latine, Shakira, e cila ishte mes emrash të përfolur se do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, thuhet ta ketë anuluar performancën në fjalë.

Sipas”‘El programa de Ana Rosa”, transmeton Klankosova.tv, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.

“Më është konfirmuar që Shakira nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes, por nuk do të thonë nëse do të ketë një rol tjetër gjatë Kampionatit Botëror”, tha Adriana Dorronsoro në program.

“Ajo ishte një nga artistet e ftuara, tani ajo do të duhet të dërgojë një deklaratë për të shpjeguar gjithçka”, tha ajo.

Shakira kishte hapur Kampionatin Botëror të vitit 2010 duke interpretuar hitin “Waka Waka” që morri duartrokitje masive nga publiku i pranishëm.

Pos, Dua Lipës e Shakirës, për të performuar në Kupën e Botës ka refuzuar edhe Rod Stewart.

Artikuj të ngjashëm