Edhe pak ditë, Remzie Osmani, marton djalin e saj, Hamzën me Gëzimen.
Dasma do të zhvillohet më 6 prill, edhe pse nuk ka akoma detaje lidhur me sallën apo vendin ku do të zhvillohet ceremonia.
Por, si reagoi Remzia kur u takua me nusen e ‘rrejshme’ të djalit të saj?
Nëse ju kujtohet, PRIVE ia bëri një kamerë të fshehtë këngëtares e cila ra në grackë dhe nuk kuptoi asgjë.
Kameramani i emisionit, montoi kamerat anë e cep shtëpisë për të parë reagimin e Remzies kur të takohej me ‘nusen’ e djalit – e cila ishte veshur goxha ekstravagante dhe ishte ‘materialiste’.
Nëse nuk ju kujtohet, ne e risjellim edhe njëherë këtë storje e cila është mjaft qesharake, pasi e vetmja që nuk ishte në dijeni për kamerën e fshehur ishte Remzia.
Ndonëse edhe pak ditë do të përjetojë një gëzim të madh në martesën e djalit, ne rikthejmë storjen si një kujtim i bukur./Prive.al