Karvanit të mbylljes së karrierës në muzikë i është bashkëngjitur sot një tjetër emër i njohur.
Pas Nushit, Alban Ramosajt e Feros, përshëndetjen e tij e ka bërë edhe Noga.
Ndonëse asnjëherë nuk e ka pasur muzikën në plan të parë, ai kohë pas kohe ka sjellur projekte, një pjesë e konsiderueshme e të cilave kanë rezultuar të suksesshme.
Lamtumirën, Noga e ka dhënë përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka përmendur edhe arsyet që e kanë çuar në këtë vendim.
‘Arsyet janë familja, shkollimi, biznesi’, shprehet ai mes tjerash.
Suksese të reja Nogës! /Prive.al