Edhe një tjetër këngëtare i bashkohet këtë vit Këngës Magjike!

By

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri, edhe si autore tekstesh të këngëve të cilat kanë mbetur të dëgjuara ndër vite.

Të pranishme e kemi gjetur shumë shpesh edhe nëpër festivale të këngëve, me këngë tekstet e të cilave kanë prekur çështje të ndjeshme.

Është fjala për Rozana Radin e cila ka vendosur të jetë edhe një herë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të saj në Instagram ku ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka thënë se inspirimi për këtë i ka ardhur nga komentet e shumta të fansave.

Kujtojmë se edhe para dy viteve ajo ishte konkurente në këtë festival me këngën me titull “Bekim”./prive.al/

Artikuj të ngjashëm