Edhe pak ditë nis edicioni i ri i festivalit “Kënga Magjike”.
Deri tani, janë bërë publik shumë pak emra që marrin pjesë sivjet. Ka qenë Fifi dhe Linda Halimi, ato që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen përmes rrjeteve sociale.
Por, tani edhe një emër tjetër i njohur na bëri të ditur se do të jetë në këtë festival.
Bëhet fjalë për Rovena Dilon.
Këngëtarja e cila ka kohë pa qenë pjesë e tij, njoftoi se Kënga Magjike është destinacioni i saj i radhës.
“Nuk jam duke e menduar më !….KM eshte destinacioni im i rradhës dhe sigurisht më i bukuri. Tetor 2019 ! Shihemi atje”, ka shkruar ajo. /Prive.al