Edhe një këngëtar i njohur shkëputë marrëdhëniet me labelin e vjetër

By

Këngëtari amerikan R Kelly dhe label-i muzikor RCA, në pronësi të Sony, kanë përfunduar marrëdhëniet e tyre të punës, raportojnë mediat amerikane.

Sipas një burimi nuk ishte planifikuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shkëputja e marrëdhënieve vjen pas një sërë akuzash për abuzimin seksual kundër artistit 52 vjeçar, fitues i çmimit Grammy, të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.

Akuzat ishin temë e një dokumentari, “Surviving R Kelly”, i cili u publikua më parë gjatë këtij muaji.

Dokumentari gjashtë-pjesësh përqendrohet tek gratë që kanë akuzuar këngëtarin për sjellje të keqe gjatë viteve.

Artikuj të ngjashëm