Reperi i famshëm do ‘diçka më shumë se vetëm një bashkëpunim’ me Dua Lipën!

By

Reperit të njohur, Jack Harlow duket se i ka rënë në kokë për Dua Lipën.

Përpara publikimit të albumit të tij të premten, reperi i “First Class” ndau një fragment të një kënge krejt të re në të cilën e përmend Dua Lipën.

“Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj me të më shumë sesa vetëm një bashkëpunim,” thotë ai në fragmentin pa titull.

Ai gjithashtu ka etiketuar këngëtaren “Levitating” në videon e tij në Instagram, duke bërë që disa fansa të besojnë se të dy kanë një bashkëpunim rrugës.

Kjo nuk është hera e parë që Jack ndan dashurinë e tij për yllin e popit. “Më pëlqen Dua Lipa”, tha ai për “Extra” kur u pyet se kë ishte i emocionuar të shihte në Grammy të muajit të kaluar. Së fundmi ata kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin edhe në Instagram. /Prive.al



Artikuj të ngjashëm