Edhe një ‘bombë’ nga Ghetto Geasy, zbulohet emri i këngëtarit me të cilin po sjellë këngë të re

By

Hiç më pas se 10 milionë klikime për një kohë të shkurtër, mblodhi kënga ‘Dashni me raki’ e Ghetto Geasy në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Projekti i dytë i dy artistëve më të njohur në trojet shqiptare, u shndërrua në hit për shumë pak ditë, duke marrë mijëra komente pozitive e shpërndarje pa fund në rrjete sociale.

Por kjo nuk është e tëra.

Getoar Selimi e ka gati edhe një tjetër bashkëpunim, një të tretë me këngëtarin Majk.

Këtë lajm e zbuloi vetë mbrëmë gjatë një koncerti në njërin prej klubeve më të mëdha në Tiranë.

“Shumë shpejt vjen një kangë e re me Majkin”, tha reperi derisa ishte duke performuar në skenë.

Duke marrë parasysh mega hitet si ‘S’jena mo’ e ‘Ajo’, projekti i ri padiskutim se do të jetë një bombë për këtë verë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm