Edhe Kallashi revoltohet me Thaçin: Ja çfarë thotë!

By

Njihet si valltare e klubeve të natës, mirëpo Donjeta Kasumi e njohur si Kallashi po del të ketë edhe opinion politik.

Kodi i ri Penal i propozuar për miratim në Kuvendin e Kosovës, ku kushdo që fyen e shpifë kundrejt organeve kushtetuese siç është Presidenti, do të dënohet me 3 deri në 5 vjet burgim.

Edhe pse ndodhet në Dubai ku po xhiron klipin e ri, kjo nuk e ka penguar Kallashin t’i ndjekë ngjarjet politike në vend.

Në profilin e saj në Instagram, përmes Instastory ajo ka publikuar një fotografi ku rrëfehet lajmi i ri duke shkruar me një ton paksa qortues: “Xhaxhi Hashim?”

Ndonëse ajo nuk shquhet të jetë rebeluar ndonjëherë kundër pushtetit, kjo e ka acaruar edhe Kallahsin në mesin e shumë kosovarëve të tjerë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm