Edhe Eleni Foureria ndjek trendin aktual, bën këtë ndryshim në pamje

By

Flokët e shkurtra kanë qenë tejet in këtë verë e kjo sepse ky model flokësh është shumë fleksibil dhe duket bukur gati se në çdo formë të fytyrës.

Përveçse duken bukur, ka një mori arsyesh pse flokët e shkurtra janë shumë në trend këtë verë. Prerja e shkurtër e flokëve u jep atyre një shans të dytë për një jetë të shëndetshme meqenëse i largon majet e vdekura.

Po ashtu tharja dhe stilimi i tyre është gjëja më e thjeshtë në botë, sepse nuk ka nevojë për shumë punë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira përpos fizikut të saj të përsosur, në pamjen e saj është shquar edhe për flokët e gjata që i arrinin deri tek beli, e që ishin tipari më dallues i saj.

Mirëpo si duket këngëtarja nuk duhet të ketë qenë aq e lidhur me gjatësinë e flokëve të saj, sepse ndryshimi i saj ishte një prerje drastike e flokëve të gjatë.

Në fotot e reja të postuara në Instagram, Eleni është shfaqur me flokë të shkurtra deri tek supet e ne themi që asaj i shumë! /Prive.al

View this post on Instagram

😘

A post shared by Eleni Foureira (@foureira) on

 

Artikuj të ngjashëm