Vetëm pak ditë më parë, Çiljeta me anë të një postimi në llogarinë e saj zbuloi se po ndjek shkollimin e lartë në drejtimin e kriminalistikës.
Ka kohë që ajo skenës i ka munguar me këngë të reja mirëpo si duket ajo po planifikon rikthimin e saj me një prurje të re muzikore.
Në një tjetër postim në Instagram, ajo zbuloi se po përgatit një super këngë pas shumë kohësh ndoshta edhe fiks në kohën e sezonit veror.
”Po bëj një super këngë. 1 herë në dy vjet bën nëna po kur bën i qan”- shkruan Çiljeta në “instastory” duke mos treguar më shumë detaje. ./Prive.al