Këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri dhe reperi i njohur Lumi B, sollën bashkë dje të tretin bashkëpunim me radhë.
Me një klip tejet simpatik dhe një realizim profesional, dyshja sollën një remake të këngës së vjetër arbëreshe, ndërsa gjithçka ishte xhiruar në vreshtat e Rahovecit.
Por ajo që bie në sy është pamja e Dafina Zeiqirit, e cila transformohet nga skena në skenë.
Në një vend me kokën e rruar, e në një tjetër me flokë me balluke ndërsa një detaj shumë interesant ra në sy në njërin prej imazheve të saj.
Këngëtarja kishte lidhur zinxhirë përgjatë tërë kokës së saj në njërën nga skenat e videoklipit, ku po ashtu duket shumë atraktive.
Në shikim të parë zinxhirët duken si shall koke, megjithatë në afërsi shihen që janë zinxhirë të cilët ia përshkojnë kokën rreth e çark.