E vogla e saj feston një vjetorin e lindjes, Sara Hoxha emocionon me shkrimin për të

By

Sot është një datë shumë e veçantë për trashëgimtaren e Top Channel, Sara Hoxhën.

E vogla e saj Ruya feston një vjetorin e lindjes. Dhe sigurisht që në këtë ditë kaq të veçantë, Sara nuk do i kursente urimet për të edhe në mënyrë publike.

Ajo zbuloi tortën e ditëlindjes përmes një postim në Instagram dhe shkroi fjalët më emocionuese ndonjëherë.

“Ruya ime, ëndrra ime. Ti më ke ndryshuar jetën siç nuk e prisja dhe drita që ti rrezaton më ngroh shpirtin më së shumti. Unë i dua vëllezërit e tu pafund, por ti je përgjegjësia ime më e madhe në këtë jetë. Me delikatesën tënde më bën të kem më shumë merak për ty dhe përballjen tënde me të ardhmen, e megjithatë jeta më ka treguar jo pak herë që ky është thjesht një paragjykim që na trashëgohet dhe mund të jesh ti ajo që i bëhesh krahë i fort vëllezërve duke mos harruar të duash me përkushtim prindërit sic vetëm një vajzë di”.

“Besoj gëzimi më i madh një ditë do të jetë të kem rritur një vajzë të aftë për veten, me ëndrra plot dhe me vullnetin për t’i ndjekur ato këtu në Shqipëri pa kërkuar shpresë diku tjetër, me dëshirën për tu munduar nga pak e cdo ditë, si gratë që do ta rrisin, për të permirësuar vendlindjen e tyre e si rrjedhojë cdo brez që do të vijë. Sot ti nuk e kupton por kur të rritesh do shohësh rreth teje gra të jashtëzankoshme që krijojnë rrugën e tyre dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, për veten e tyre, por më së shumti për ndikimin që do kenë në jetën tënde. Mami të do shumë Ruya papatuya”.

View this post on Instagram

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Kujtojmë që Sara dhe partneri i saj Ledion Liço janë prindër edhe të dy djemve.

Shumë urime! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm