E vetme në shtëpi, Beatrix Ramosaj përjetoi eksperiencën më të frikshme

By

Shumë njerëz përjetojnë paralizën e gjumit por çfarë është kjo?

Paraliza e gjumit është një ndjenjë e të qenit i vetëdijshëm por i paaftë për të lëvizur. Ndodh kur një person kalon midis fazave të zgjimit dhe gjumit. Gjatë këtyre tranzicioneve, ju mund të mos jeni në gjendje të lëvizni ose të flisni për disa sekonda deri në disa minuta. Disa njerëz gjithashtu mund të ndiejnë presion ose një ndjenjë mbytjeje.

Këtë ka përjetuar edhe Beatrix Ramosaj, gjë të cilën e ndau me ndjekësit e saj në Instagram. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përjeton paralizë të gjumit, mirëpo kësaj here ishte shumë më e frikshme sepse ishte e vetme në shtëpi.

“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkruan Beatrix në një postim në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm