E veshur në të bardha, Bebe Rexha prezanton edhe dhëndrrin

By

“Dita më e lumtur e jetës sime! Mu desh ta mbaja private, Më shumë fotografi publikohen së shpejti”.

Ky është mbishkrimi që këngëtarja shqiptare me famë botërore i vuri një videoje, ku shfaqet në një veshje aspak të zakonshme për të.

Rexha u shfaq në një vello nusërie!

E rregulluar e e bërë për merak, këngëtarja po shkëlqente si nuse në një fustan tejet elegant e sigurisht edhe me duvak në kokë!

Siç duket këngëtarja nuk e ka me të vërtetë mbishkrimin, ngase nuk bëhet fjalë për martesë, sic edhe do supozonim.

Sipas fansave, ajo ka xhiruar një videoklip të ri ndërsa të tjerë kanë kërkuar të dijnë se pse po bënte shaka me martesën?

Mirëpo më vonë ajo hodhi edhe një foto në Instastory ku shihet me një djalë.

“Ai do të më vrasë, por më fal zemër, mu desh ta bëja” – shkruan ajo në foton që postoi e cila si duket është shkrepur me 12 korrik. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm