Përpos angazhimeve të shumta në karrierë reperi i njohur Gold AG po gjen kohë të merret edhe me aktivitete tjera televizive siç është ‘Supersfida’.
Eventi i fundit e bëri bashkë atë në një ‘skuadër’ me artistët tjerë si Leonora Jakupi dhe Meda.
Ariani nuk hezitoi të publikojë as fotografi nga aktiviteti i djeshëm teksa grupin në fjalë e quajti si ‘Njisha’.
Nuk dihet nëse artisti këtë deklaratë e tha vetëm si ide personale pasi që përkundër atij dhe Medës e njejta gjë nuk po ndodh edhe me artisten tjetër pasi ajo ka kohë që aktivitetet muzikore i ka ulur në mënyrë të dukshme duke humbur kështu edhe primatin e të qenurit më e mira.
Sidoqoftë duket se ‘sfida’ e rradhës për ta ka kaluar siç është më së miri e se ’emërtimi’ në fjalë këtë herë ka qenë i drejtë. /Prive.al/