Në një vizitë të befasishme, Dua Lipa për dy ditë qëndroi në Tiranë.
Ajo mes tjerash erdhi për të vizituar punimet e një nga kopshteve që do rindërtohen nga tërmeti, e ku super ylli botëror do të financojë pjesën e mobilimit për të funksionalizuar kopshtin në muajin shtator.
View this post on Instagram
Krahas paraqitjeve publike dhe takimeve zyrtare me kreun e bashkisë së Tiranës, kryeministrn Rama dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, Dua ndau kohë edhe për Ledrin dhe familjen e tij.
Takimi mori shumë vëmendje nga ndjekësit të cilët përkundër viteve, duket se nuk e kishin harruar lidhjen e shumëpërfolur të dyshes, kohë e kohë më parë.
View this post on Instagram
Pjesa më simpatike, rezultoi takimi me Poem Blu, të cilën ajo e ka komentuar në fotografinë e ndarë me ndjekësit nga Ledri.
“Zemra vogël Poem” – është shprehur Dua duke etiketuar të dy, Sarën dhe Ledrin.
Ndryshe, Dua përpos takimeve, është pritur në darkë nga Kryeministri Rama i cili mes tjerash ka njoftuar super yllin, familjen dhe ekipin e saj me ambientet e rezidencës mbretërore shqiptare. /Prive.al