Ka arritur të tërheq vëmendjen e publikut viteve të fundit si një prej artistëve të talentuar.
Fjala është për Blastën, reperin pjesë të familjes së produksionit Max.
E mund të mos e keni ditur por që nga Shkurti i 2016-tës, edhe pse në moshë të re, ai është i martuar me Albina Tërstenën.
Çifti preferon të mbajë gjithçka sekrete duke mos postuar fotografi të përbashkëta por në ditët e sotme, shmangia komplete e tyre është diçka e pamundur.
E tillë ka qenë edhe fotografia e postuar nga mikesha e tyre, Fifi e cila shfaqet përkrah Albinës e Lorikut në një prej fotografive shumë të rralla së bashku.
Më poshtë imazhi. /prive.al/