E pathëna: Nora tregon pse nuk mbeti në bashkëpunimin me Irkenc Hykën

By

Këngëtarja Nora Istrefi në rrjete sociale pak javë më parë paralajmëroi një bashkëpunim.

‘Tymi i dashurisë’ mbante emrin kënga e paralajmëruar e cila parashihej të ishte në bashkëpunim me Irkenc Hykën.

E papritur, ky i fundit, ditëve që lamë pas paralajmëroi projektin por më ndryshe sepse Nora më nuk ishte pjesë e krijimit muzikor.

Kjo ngjalli dilema mbi shkaqet që e shtynë këngëtaren të mos jetë pjesë e projektit.

E kontaktuar nga Prive.al, Nora sqaroi gjithë ngjarjen.

‘Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem në këngë si mysafire dhe në video poashtu por ishte diqka që nuk I flinte natyres sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë, provon dicka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. Se besoj që është krim (qesh)’ – deklaroi Nora duke na shuar kuriozitetin.

Gjërat paska qenë më të thjeshta nga ç’janë menduar teksa me apo pa Norën, Irkencit s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë suksese në këtë projekt që del shpejt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm