E papritura ndodh nga Cllevio, mes paralajmërimeve për “hallakamë” në koncertin e Noizyt

By

Ditëve të fundit është intensifikuar më shumë se çdo herë tjetër rivaliteti i egër në distancë mes Stresit dhe Clevios.

Akuzat mes dy miqve (të dikurshëm) kanë qenë goxha të egra, duke degraduar edhe në personale dhe familje.

Madje, ai pati paralajmërime për pjesëmarrje në koncert teksa Stresi e sfidoi hapur duke treguar se ku do të performojë sonte në Vlorë.

E kur situata dukej më serioze se kurrë, një postim në Instagramin e Clevios ka habitur të gjithë.

Në një selfie me Noizyn shkruhet:

“E besonin njerëzit se do u rrifnim me demek kur tu shifnim po është shejtan ai Stresi, është lojtar. Bravo lali kjo ishte loja. Ra alarmi fallco pra. Love u bello im”.

Zhvillimi vjen vetëm një ditë para “Alpha Show” duke habitur të gjithë.

 

Se çka është fjala, do kuptohet në vijim. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm