Teksa publikimi i albumit është çdo herë e më afër, Dafina Zeqiri me ndjekësit e saj po ndan copëza nga puna kolosale që është bërë prej kohësh për realizimin e këngëve të “Dafinë moj”.
Në Instagramin e saj tashmë të dedikuar vetëm albumit, ajo mes tjerash ka ndarë një fotografi me reperin Elinel, bashkëpunëtor i saj.
Të dy, kanë treguar gishtin e mesit teksa pozojnë para kamerës.
Kjo ka bërë që në postim të shpërthejnë kritikat.
Komentues të caktuar e kanë quajtur Dafinën të paedukatë.
Këngëtarja ka replikuar për gjestin e bërë. Pjesë nga replikat, ua sjellim në vijim. /Prive.al