E pabesueshme oferta monetare që iu bë Blendi Fevziut: Një valixhe me para

By

“Opinion” është emisioni i tij, i cili ditë më parë shënoi 20 vjetori e themelimit.

Blendi Fevziu është moderatori që ka thyer rekord me jetëgjatësinë e tij në skenën shqiptare. Si moderator ai ka ndërruar vetëm 2 televizione në tërë këto vjet: në RTSH dhe TV Klan. Por Blendi nuk punon për para, jo se s’i nevojiten, por sepse puna i jep kënaqësi. Nëse do ta pyesnin ç’punë do të doje të bëje, Fevziu do t’i përgjigjej me “këtë që po bëj tani”.

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Fevziu ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij e gjatë në televizion, raportojnë mediat shqiptare.

Ndër të tjerash, ai rrëfeu se ka punuar në plot dy televizione të njohura: në RTSH, dhe më pas në TV Klan.

Një ngjarje shumë interesante që prezantuesi e ndau me shikuesit ishte fakti se si para disa vitesh kishte marrë një mega ofertë për ndërrimin e televizionit, por nuk kishte ndryshuar mendje.

“Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant, dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur”, ka thënë Fevziu, duke vazhduar më pas me rrëfimin se si nuk u largua më asnjëherë nga TV Klan. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm