Hapja e arkivave nga ana e të famshmëve është bërë gjë e zakonshme.
Shpesh herë, ata publikuan fotografi nga fëmijëria për të treguar si dukeshin dhe disa prej tyre për të dëshmuar talentin që atëherë.
Njësoj bëri edhe Seldi Qalliu.
Është bërë gati një vit që ai nuk ka sjellur një projekt të ri për fansat dhe ndjekësit e tij.
Mirëpo, sot Seldi ndau këtë foto nga fëmijëria e tij, duke bërë publik edhe lajmin se ai po rikthehet me projekte të reja.
“Seldi junior dhe meqë ra llafi shumë shpejt kënga e re se lam nom u bo 1 vit pa nxjerr gjo” – shkruan ai nën foton që ndau në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al