Emri e fytyra e saj tashmë janë bërë të njohura për shqiptarët si njëra ndër vajzat më të bukura që kemi.
Por pavarësisht se ajo është vajzë pasarelash e e shesheve të fotografimit, Adrola Dushi, qenka gocë tipike për shtëpi!
Ajo e di shumë mirë se si bëhen punët dhe këtë na e tregoi mikja e saj, modelja Xhesika Berberi, e cila e kishte xhiruar Dushin duke larë gotat.
Madje ajo po lante gotat e buzëqeshur në një kuzhinë shumë simpatike e moderne.
Përndryshe, Dushi është nënë e një djali katër vjeçar me emrin Troi, e për momentin po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Prive.al