Lajmi që Prive kishte raportuar për shtatzëninë e Aurela Hoxhës, e konfirmoi vetë modelja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ndonëse ajo publikoi disa fotografi me foshnjën, nuk ka zbuluar ende asnjë detaj, se kur ka ardhur në jetë vogëlushi dhe me çfarë emri e kanë pagëzuar.
Gjithë çka dihet për jetën e saj personale është se modelja jeton që gjashtë vite me partnerin e saj në Spanjë.
Së fundmi, ajo publikoi edhe një fotografi duke na prezantuar barkun e saj të rrumbullakosur. Data në fotografinë që ajo ka ndarë shënon 12 maj.
Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë. /Prive.al