Pasi e kaloi ditën në një jaht luksoz, këngëtarja Rita Ora, e ka kaluar natën në një mbrëmje Gala të organizuar nga UNICEF.
Rita e cila ka qenë më pushime në Sardenja, e ka treguar figurën e saj dhe ka vjedhur tërë vëmendjen duke u shfaqur tejet atraktive në një fustan të markës Ralph & Russo.
Duke bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga ajo, Rita pushtoi tapetin e kuq në një fustan prej mëndafshi me shumë ngjyra në të cilin dukej mahnitëse.
Flokët e saja bionde ishin rregulluar në stilin e dredhave hollywood-iane, derisa fustani ishte tejet provokativ dhe gati sa nuk i shiheshin të brendshmet në të. /Prive.al