Pas një pauze gati dy vjeçare, Marina Vjollca po rikthehet në ekran.
Prezantuesja e njohur e cila programin e fundit e ka ‘C’est la vie’ nisë programin e ri me datë 5 Tetor me fillim nga ora 21:00.
‘Klanifornia’ duket të jetë gati dhe stafi i programit të ristrukturuar humoristik është në provat e fundit.
Marina është shfaqur në rrjete sociale e zbehtë dhe e lodhur gjatë provave të programit më të ri të humorit i cili xhirohet të Premten dhe transmetohet të Shtunave në prime-time.
Krahas skeqeve të humorit, ‘Klanifornia’ do ketë të përfshirë edhe pjesën e muzikës dhe intervistave.
Çdo gjë po finalizohet drejt startit në fashën e orarit ku Marina do ta ketë rivale të drejtpërdrejtë motrën e saj Luanën e cila ka trumbetuar në vazhdimësi ‘thyerjen e rekordeve të shikueshmërisë’ dhe ‘triumfimin’ mbi konkurencën.
Se a do të vazhdojë të jetë gara kaq e ashpër edhe në këtë realitet të ri, kjo mbetet të shihet. /Prive.al