Ai është një baba i lumtur i tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës.
Familja e tij me gruan Arianën, është e kompletuar dhe shumë harmonike.
Ermal Fejzullahu, ka pasur fatin që të triumfojë mbi debatin se kujt i ngjajnë fëmijët, një luftë e zakonshme në mes prindërve, për të marrë primatin në këtë aspekt.
Vajza e tij e madhe Buna, e cila është 6 vjecare, është kopje e babait të saj dhe kjo vërehet që nga buzëqeshja e njëjtë që ndajnë baba e bijë.
Në një fotografi që Ermali ka publikuar në Instagram, vogëlushja i përshtatet fije e për pe, thënies: “më bëj baba të të ngjaj”. /Prive.al