Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk e ka fare problem me shakatë që bëhen në internet në llogari të fizikut të saj.
Këngëtarja 29 vjeçare, ka qenë objekt i kritikave të shumta në internet, pasi publikoi një fotografi nga një performancë e saja duke shkruar “Unapologetically me” e që nga anglishtja i bie: “e paturp”.
Bebe me pas, shkroi në Twitter një deklaratë për t’u kundërvënë njerëzve që e shanë!
“Nu më bëhet vonë se çfarë ju mendoni për peshën time. Ma ndien se çfarë mendoj unë për peshën time. Për të gjithë njerëzit që kanë shkruar gjëra të këqija për kilogramët e mi, ju vetëm doni përgjigje dhe nuk do t’ia jap. Përveç nëse ju jeni perfekt, përndryshe s’keni të drejtë të flisni për trupin e askujt tjetër”, ka thënë Bebe.
E në anën tjetër, ajo ka marrë mbështetje nga mikja e saj Demi Lovato, e cila kishte ca gjëra të mira për t’i thënë Bebes.
“Ti je e mrekullueshme e dashur, e fortë, origjinale dhe një inspirim për mua e për shumë të tjera. Faleminderit që je ti dhe ti je e BUKUR, grua e bukur. Të dua”, ka shkruar Demi.
Dhe neve na mbetet veç të pajtohemi me ato që tha Bebe e Demi!