Aktori i njohur së shpejti do të bëhet sërish baba (FOTO)

By

Një vit tjetër, një fëmijë tjetër?

Nick Cannon do të bëhet sërish baba, raporton TMZ.

Cannon ka organizuar një baby shower së bashku me të dashurën e tij Bre Tiesi, me ç’rast kanë zbuluar gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë, që është djalë.

Siç e dini, Nick kohë më parë ndau disa lajme shkatërruese. Djali i tij 5 muajsh Zen vdiq muajin e kaluar pasi luftoi me kancerin.

Zen ishte fëmija i 7-të i Nick, i lindur në fillim të këtij viti me modelen Alyssa Scott. Zen ishte i katërti nga fëmijët e Nick të lindur në vitin e gjysmë të fundit, binjakët Zillion dhe Zion lindën në qershor dhe vajza e tij, Powerful dhjetorin e kaluar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm