Në një deklaratë të lëshuar nga familja e DJ të ndjerë me famë botërore, thuhet se ai ‘nuk mund të vazhdonte më’ derisa vdiq më 20 prill.
Deklarata e përkthyer nga suedishtja, thotë: “Tim-i ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt artistik i brishtë që kërkonte përgjigje nga pyetjet ekzistenciale. Një njeri perfekt i mbingarkuar që udhëtoi dhe punoi shumë me një ritëm që e çoi në stres ekstrem. Kur ai ndaloi turneun, ai donte të gjente një ekuilibër në jetë për të qenë i lumtur dhe të jetë në gjendje të bëjë atë që donte më së shumti – muzikë”.
“Ai me të vërtetë luftonte me mendimet rreth kuptimit të jetës dhe lumturisë. Ai nuk mund të vazhdonte më”.
“Ai donte të gjente paqe. Tim ishte një djalë i ndjshëm i cili i donte fansat e tij. Tim ti do të jesh përgjithmonë i dashuri ynë. Personi që ke qenë dhe muzika jote do na mbajë gjallë kujtesën”, thuhet në deklaratë.
Avicii emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në Muscat, Oman, ku po pushonte me miqtë e tij./Prive.al