E konfirmojnë edhe vet “Ultra Music”

By

Kohë më parë ishte pikërisht projekti ‘Bonbon’ që këngëtares së re e shumë të talentuar Era Istrefi i hapi kufijtë ndërkombëtarë duke u bërë kështu artistja e parë nga Kosova që me një krijim tërësisht vendor depërton edhe jashtë kufijve.

E asgjë nuk vonoi teksa disa oferta nga Europa erdhën në drejtim të menaxhmentit të saj “Nesër LLC” duke nënshkruar kështu një kontratë mjaft të rëndësishme me ‘Ultra Music’.

Por që nga ai krijim si dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes nga palët përveç disa mbrëmjeve që ajo mbajti në Sofie të Bullgarisë dhe në SHBA ndonjë paralajmërim konkret për projekt të ri nuk ka pasur.

Duket se kësaj periudhe sapo i erdhi fundi kompania “Ultra Music” mbrëmjen e kaluar edhe zyrtarisht njoftoi publikun e më saktësisht adhuruesit e këngëtares përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Instagram.

Ata i’u drejtuan fansave të këngëtares që të mos brengosen sepse ata po i dëgjojnë dhe se projekti i ri i këngëtares do të vijë shumë shpejt. /Prive.al/era

Artikuj të ngjashëm