Ditë më parë Prive dha lajmin e madh, se këngëtarja nga Prishtina Era Istrefi, do të ishte zëri i këtij kampionati botëror.
E tani, lajmin e kanë dhënë edhe media ndërkombëtare si Billboard, të cilat shkruajnë se Era, Will Smith dhe Nicky Jam, janë artistët që do e këndojnë himnin e Kampionatit Botëror që do të mbahet këtë vit në Rusi, nga datat 14-të Qershor deri më 15-të korrik.
Edhe gazeta e famshme britanike The Guardian, ka shkruar për treshen që këtë vit, do e zotërojnë skenën muzikore shqiptare për 1 muaj.
Kënga e botërorit, pritet të lansohet pas 3 ditësh, me 25 maj ndërsa producent është DJ Diplo. /Prive.al