Është martesa e saj e dytë dhe tentoi ta mbajti të fshehur aq sa mundi.
Por aktorja e famshme amerikane Gwyneth Paltrow, përfundimisht e ka konfirmuar se është martuar me Brad Falchuk në një ceremoni private këtë të shtunë në East Hampton në New York.
46 vjeçarja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram bashkë me burrin, duke lënë si detaj t’iu shihen vetëm duart dhe unazat e martesës në gishta.
Për aktoren Paltrow kjo është martesa e dytë pasi që vjet më parë u divorcua nga bashkëshorti i saj Chris Martin e bendit të famshëm britanik Coldplay me të cilin ka edhe dy fëmijë. /Prive.al