E ka ndarë mendjen! Ledri Vula zbulon premtimin që i bëri vetes për 2018-tën

By

2018-tën e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me projektin e ri ‘1 Janari’ dhe jo rastësisht.

Me këtë detaj, Ledri Vula deshi të na sinjalizojë se 2017-ta ka qenë vetëm ‘nxehje’ dhe 2018-ta do jetë edhe më e frytshme për nga projektet muzikore.

E Ledri duket se ka ndarë mendjen se si do t’i qaset këtij viti.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka zbuluar premtimin që i ka bërë vetes.

‘Këtë vit i kam premtuar vetës që do bëj atë që kam dashur të bëj gjithmonë. Qëndroni të kyçur dhe do e kuptoni më mirë’ – ka deklaruar Vula në postimin e bërë.

Ky vit duket se do jetë vit i projekteve pure hip-hop nga Ledri i cili mes tjerash edhe do publikojë albumin e rradhës.

Kujtojmë se Prive e ka shpallur Vulën personazh të vitit 2017, duke u bërë mashkulli i parë në 5 vite që fiton këtë epitet nga emisioni. Intervista e plotë ju pret nesër me 2 Janar nga ora 21:00 në Klan Kosova. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm