Muzika shqiptare me të madhe po depërton gjithandej nëpër botë, por një prej zhvillimeve më interesante duket se ka ndodhur mbrëmë.
Kjo për faktin se një krijim muzikor, KREJTËSISHT me motive kombëtare ka arritur të depërtojë në një koncert me pjesëmarrje masive prej mijëra personave.
Bëhet fjalë për ‘Kuq e zi je ti’ këngën e Threedots të shndërruar tash e mbi një vit në himn të shqiptarëve gjithandej.
Kjo këngë është përzgjedhur për t’u lujtuar nga Axwell, një prej Dj-ve më të njohur botëror me miliona ndjekës në rrjete sociale si pjesëtar i dikurshëm Swedish House Mafia.
Krenarinë për muzikën e saj dhe të Florit që po thyen limite, e ka shprehur publikisht këngëtarja Elvana Gjata që në një postim në Instagram mes tjerash është shprehur: ‘Dhe ndodh qe Momenti me i bukur ne show nga @axwell te jete me #kuqezijeti. Kenge krijuar nga @iamflorimumajesi. Kenduar nga une. Ngritur ne qiell prej Shqipeve ne gjithe boten,me zerin prej shpirtit tuaj’. /Prive.al/