Ylli i muzikës pop në rritje e sipër, Dua Lipa karrierën e saj e filloi në Londër, por tash e disa kohë ajo po qëndron dhe në Amerikë për të përfunduar kështu albumin e saj të parë i cili pritet të lanësohet në muajt e ardhshëm.
Përveç zërit të veçantë që shpesh herë nga analistët është cilësuar si një mix mes Adele e Lana del Rey, ajo ka dhe një stil mjaft të veçantë që e bën atë të dashur e më tërheqëse për publikun.
Dua sot ka pranuar një tjetër çmim mjaft të rëndësishëm në Britani, bëhet fjalë për çmimin Best New Artist të cilin e jep NME Magazine.
Çdo vit kjo revistë prestigjioze ndan çmime të tilla muzikore andaj kjo arritje mund të llogaritet një tjetër sukses mjaft i madh për këngëtaren e cila teksa doli të marrë çmimin u shpreh: “Oh falemnderit shumë. Falemnderit për çdokënd që ka votuar për mua, fansat e mi. Dua të falënderoj edhe menaxhmentin tim, shtëpinë time muzikore dhe të gjithë juve për punën e palodhshme, agjentin tim familjen time, miqtë dhe falemnderit NME shumë për këtë çmim. Do të thotë sa e gjithë bota për mua” /Prive.al/